Në fund të muajit gusht balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu u bë baba për herë të dytë.
Kledi jeton në Itali, dhe ndau me gjithë ndjekësit lajmin e bukur se ai dhe bashkëshortja e tij, Charlotte Lazzari, ishin bekuar me një djalë të cilin e quajtën Gabriel.
Balerini është aktiv në rrjetin e tij social, por gjatë gjithë kohës është kujdesur që portretin e të birit të mos e zbulojë.
Së fundmi, në dymujorin e Gabrielit, Kledi ka publikuar një fotografi mjaft të bukur, ku shihet i shtrirë teksa mban mbi kraharor të birin. “Dy muaj me ty”, ka shkruar ai krah fotografisë.
Kujtojmë që Kledi dhe Charlote kanë dhe një vajzë 5-vjeçare me emrin Lea.