Vajza e Bill Gates, Jennifer Gates, ka publikuar një tjetër fotografi me babanë e saj nga dasma luksoze me Nayel Nassar.
Themeluesi i Microsoft feston 66-vjetorin dhe në këtë ditë të shënuar 25-vjeçarja ka publikuar fotografinë babë e bijë, dhe krah saj ka bërë një dedikim të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen e 66-të për Bill Gates. Jam mirënjohëse që mësoj nga shembujt e kuriozitetit tuaj të pafund, kërkimit të vazhdueshëm dhe dëshirës për të ndihmuar njerëzimin. Jam e ngazëllyer të dëgjoj për atë që do të mësoni në këtë rrotullim të radhës rreth Diellit. Faleminderit për mbështetjen tënde në dasmën dhe ditën tonë të ëndrrave, këto kujtime do të zgjasin përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
Dasma e Jennifer dhe Nayel Nassar ishte madhështore, dhe gjatë ditëve të fundit ajo ka postuar fotografi nga ceremonia, që u mbajt në fermën e familjes në Westchester, Nju-Jork.