KreuCelebrity

Graniti e paska ende mendjen tek ish-i, kush është vajza që i rrëmbeu zemrën?

Nga të gjithë konkurentët në shtëpinë e Big Brother Vip, Graniti është ai që po përflitet më tepër për raportet me vajzat. Fifi u dha shumë pas tij, por kur model ii tha se e shikon si motër, ajo u ndje keq.

Së fundi, Graniti ka rrëfyer për këngëtaren dhe Ilirin se ka pasur një histori të madhe dashurie, e cila i ka mbetur peng.

‘’Kam bashkëjetuar me një vajzë nga Peja. U shpenzuam shumë me njëri- tjetrin pasi rrinim gjithë ditën bashkë. Erdhi një moment që gjithçka u bë toksike. Ama ka qenë diçka shumë e fortë’’,- tha Graniti.

Ai shtoi se vajza ishte shumë xheloze, dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë edhe hyrja e Granitit në ‘’Big Brother’’, ndërsa nuk e tregoi identitetin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF