KreuCelebrity

Shqiptarët “e djegin” për Halloween, e pabesueshme sa kanë shpenzuar!

Edhe pse një festë “e huazuar”, Halloween-i është kthyer në një kremtim të preferuar nga shqiptarët, e sidomos nga fëmijet.

Dikur lidhej me një traditë të hershme, që pretendonte largimin e shpirtrave të vdekur që në këtë ditë besohej se ktheheshin në tokë. Ndërsa tani, ka marrë një karakter shumë më komercial, pre e të cilit bien sidomos fëmijët, ndërsa prindërit nuk i thonë dot “Jo” kërkesavë te tyre.

Sipas një artikulli të Monitor, shqiptarët bëjnë shpenzime të “frikshme” për 31 tetorin. “Familjet përpiqen të gjejnë kostume, të blejnë kunguj, të dekorojnë shtëpitë, kurse bizneset, ambientet e tyre. Ajo që dikur shihej si një ‘festë e huaj’, shumë e shohin si një kalim në një sezon të vërtetë feste dhe tashmë po shndërrohet në një ‘industri’ prej qindra eurosh,” thuhet aty.

Ja tabela e shpenzimeve:

Kostume për të rritur: 2,500 lekë

Kostume për fëmijë: 1,500 lekë

Kostume për kafshë: 1,000 lekë

Aksesorë si maska, kapele: 500 lekë

Dekore të ambienteve: 15,000 lekë

Dekore të vogla për shtëpi: 1,500 lekë

Ëmbëlsira: 2,000 lekë

Kungull natyral: 500 lekë

Make up festiv: 3,000 lekë

Sete fotografike: 3,500 lekë

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF