Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Fifi qëndroi e qetë gjatë pjesës së parë, por më pas kërkoi fjalën për të dhënë një mesazh për banorët.
Debatet e forta nuk munguan as mbrëmë mes banorëve, të cilët dyshojnë se Semi dhe Donaldi po bëjnë lojë.
Ndaj pas largimit të Sheilës, Fifi iu lut banorëve që t’i zgjidhnin problemet me qetësi dhe pa bërtitur, si dhe akuzoi sërish Donaldin që po përdor gjendjen e Semit.
“Donaldi është duke e shfrytëzuar për lojë, gjendjen e Semit. E kam vuajtur vetë ankthin, nuk mund të luhet kështu. Të bërtiturat po na kthejnë në kujtesë gjërat që e kemi përjetuar, është si postraumë, ju lutem, ju lutem, mos të bërtasim më këtu”, u shpreh ajo.



















