Gjatë spektaklit të mbrëmshëm nga shtëpia e “Big Brother VIP” u largua jo një banor sikurse pritej, por dy.
Banorja e parë që doli nga shtëpia ishte Sheila, e cila mes banorëve të nominuar ishte më e votuara për të dalë nga shtëpia.
Disa nga banorët thyen rregullat dhe “vëllai i madh” mori vendimin drastik, duke i çuar të gjithë banorët në nominim, ku publiku vendosi të largojë Palomën.
Nuk dihet nëse largimi i dy banoreve erdhi si shkak i përplasjes së ashpër që ato patën me njëra-tjetrën. Kujtojmë që Paloma ishte një nga vajzat më aktive në shtëpi dhe u përfshi shpesh në debate me banorët e tjerë.
Ndërkohë Sheila pas daljes u shpreh se ajo ka qenë vetvetja brenda shtëpisë dhe e ka shijuar këtë eksperienca pasi ka thyer barriera me veten, ndaj ndihej krenare.



















