Modelja Gigi Hadid dhe ish-këngëtari i One Direction Zayn Malik janë ndarë pas gjashtë vitesh bashkë. Sipas burimeve shkak është bërë pasi Zayn Malik mendohet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së modeles, Yolanda.
Thuhet se Malik ka goditur vjehrrën e tij, pasi ajo ka postuar në rrjete sociale fotografi të vajzës së tij të vogël, Khaia.
Yolanda, 57 vjeçare, nuk e ndjek më Zayn në Instagram, ndërkohë edhe motra e Gigit Bella dhe vëllai Anwar e kanë bërë unfollow yllin. Përveç këtyre, edhe e dashura e Anwarit, Dua Lipa, nuk e ka më follow Zayn. E vetmja që ende nuk e ka hequr nga rrjetet sociale këngëtarin është Gigi Hadid.
Ish-ylli i One Direction i mohoi me vendosmëri këto akuza, “Unë e mohoj me vendosmëri sulmin ndaj Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshëm dhe shpresoj që Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do t’i rregullojë në mënyrë familjare”, tha ai.



















