Monika dhe Fifi rreth një javë më parë vunë në lojë banorët, ku i bënë të gjithë të besonin se ato dyja ishin zënë.
Kjo gjë nuk u prit mirë nga banorët e tjerë, të cilët u shprehën të prekur nga fakti që ishin shqetësuar për diçka që rezultoi të ishte aktrim.
Edhe pse u shkaktuan shumë debate si pasojë e asaj loje, Monika dhe Fifi së fundmi kanë vendosur të luajnë sërish. Këtë herë aktorja i ka kërkuar produksionit leje për të fshehur makinerinë e kafesë, plan i cili iu aprovua me sukses.
Më pas, aktorja Monika kërkoi ndihmën e Fifit dhe të disa prej banorëve për të nisur menjëherë me vënien në zbatim të këtij plani. Disa ditë më parë teksa diskutonte rreth kësaj loje me Fifin, ato thanë se do fshehin edhe sheqerin pasi Semi e pi kafen me sheqer.
Mbetet për t’u parë si do të shkojë kësaj here kjo lojë…



















