KreuCelebrity

“Po përdor fëmijët”; Brad Pitt revoltohet me Angelina Jolie!

Angelia Jolie është një mjeshtre e publicitetit. Të paktën ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kështu mendon.

Gjatë javëve të fundit, ajo ka qenë në titujt kryesorë ndërsa ka qenë në një turne global, për filmin e saj të ri të Marvel “The Eternals”. Si rrallë më parë kësaj here Angelina Jolie pati me vete edhe fëmijët e saj.

Vajzat e saj adoleshente janë shfaqur të veshura me disa prej fustaneve më ikonike të aktores së fashme në tapetin e kuq. Duket se paraqitja e fëmijëve në publik nuk është pritur fort mirë nga babai i tyre Brad Pitt, i cili e ka cilësuar këtë veprim të ish-bashkëshortes së tij si nevojë për vëmendje.

“Angelina po përdor fëmijët. Është e vështirë të kuptohet se si paraqitja  e tyre në një tapet të kuq mund t’i shërbejë atyre. Brad nuk i ekspozon kurrë fëmijët në publik”: tha një burim pranë Brad Pitt për People

Nga ana tjetër një burim pranë Angelinas tha se fëmijët e tyre janë shumë të pavarur dhe se ata nuk bëjnë asgjë pa dëshirën e tyre.

Sakaq mes Angelinas dhe Bradd vijon ende beteja ligjore për kujdestarinë e fëmijëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF