Mc Kresha është një ndër reperët më të pëlqyer nga publiku dhe më të suksesshmit, pasi çdo këngë që ai publikon kthehet menjëherë në hit.
Mirëpo, i ftuar në emisionin “Libero”, MC Kresha zbuloi se ëndrra e tij nuk paska qenë muzika, por ka qenë të jetë futbollist profesionist.
“Gjithë gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhenj duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 18-vjeçare, kur unë do të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, u shpreh reperi.
“Kam pasur një rënie emocionale pasi ëndrra ime aty u ndërpre dhe kam filluar të merrem me muzikë”, shtoi më tej ai.
Ndërkohë gjithashtu ka treguar se babai i tij ka qenë kundër që ai t’i futej muzikës.



















