Mozzik dhe Noizy janë dy nga reperët e preferuar të publikut dhe çdo këngë që ata publikojnë kthehet menjëherë në hit.
Vëmendjen më të madhe në klipin e “Bonjour Madame” e ka marrë ish-konkurrentja e “Love Story”, Suela Karaj, e cila që në programin e dashurisë ra në sy si një nga vajzat më simpatike të programit.
Suela është një prej protagonisteve të këngës, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e suksesit të menjëhershëm. Ajo shihet e kuruar në detaje dhe shfaqet sensuale dhe joshëse në sytë e Mozzik.
“Bonjour Madame” ka vetëm një javë që ka dalë dhe ka thyer rekord klikimesh, duke regjistruar më shumë se 6.7 milionë klikime.



















