Familja e Alec Baldwin po përballen me ngjarjen tragjike të vdekjes së Halyna Hutchin, e cila u qëllua nga aktori në sheshxhirimin e filmit “Rust”.
Këtë të diel, ai dhe bashkëshortja e tij Hilaria festuan Halloween-in me gjashtë fëmijët e tyre, dhe kjo padyshim rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Përkrah një postimi në Instagramin e saj, Hilaria shkroi, “Prindërimi përgjatë kësaj kohe ka qenë një përvojë intensive”.
Ndërkohë më tej, përkrah fotografive familjare ku shihej edhe Alec Balwin, ajo shkroi, “Sot, ne u mblodhën për t’u dhënë atyre një festë. Kostumet e minutës së fundit…pak të çuditshme…por ata ishin shumë të lumtur dhe kjo ma ngrohu zemrën”.



















