KreuCelebrity

 Edhe 9 ditë nga mbyllja e aplikimeve; Ambasada Amerikane: Ja kategoria që skualifikohet!

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që do të aplikojnë për lotarinë amerikane.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ambasada pohon se kush aplikon dy herë, do të skualifikohet automatikisht.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada.

Ndërkohë kujtojmë që afati i fundit për aplikim për lotarinë amerikane është më 9 nëntor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF