Me rastin e Halloween, “Big Brother VIP” ka vendosur një provë javore të veçantë për banorët e shtëpisë.
Ata nuk duhet të reagojnë teksa në shtëpi, shfaqen persona të maskuar apo zhurma të çuditshme, ndaj banorët janë përpjekur të mos i komentojnë me njëri-tjetrin apo të bëjnë reagime.
Mirëpo, veç personave të maskuar, në shtëpi është futur edhe moderatorja Arbana Osmani. Videon e ka shpërndarë Xhemi Shehu në Instagramin e saj, ku shihet Arbana që ecën në dhomën e ndenjjes, duke konsumuar ushqimin e banorëve. “Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën”, ka shkuar ajo përkrah videos.
Ne jemi kuriozë të shohim sesi kanë reaguar banorët, që për herë të parë që kur ka filluar spektakli, nuk e shohin moderatoren në studio nga ekrani, por në të njëjtën shtëpi me ta, pa mundur t’i flasin dhe ta përshëndesin.



















