Këngëtarja Sheila Haxhiraj tregoi se cili nga banorët e Big Brother e ka zhgënjyer më shumë ( dhe nuk është Paloma)! Ajo tha se nuk e priste reagimin e Monikës, të cilën e vlerësonte ndërsa ajo e ka quajtur prapa krahëve “budallaqe” apo “kokërrodhe”.
“Më zhgënjeu Monika kur më prek në mjekër dhe më thotë “me mua ke gabuar sepse kur bëmë një diskutim përpara, ta sqarova situatën e lojës dhe të kam folur hapur si të kisha vajzën time”. Aty u preka dhe reflektova. Kur doli nga dhoma e dënimit, ka kaluar 2 ditëshin më të keq. Kur të gjithë e kanë sulmuar, i kam qëndruar afër. Momenti kur dola jashtë, prap ia dhashë vlerësimin si konkurrente të fortë. Kur pashë cfarë ka thënë “budallaqja”, “kokërrodhja” apo komente të shëmtuara për mua, më kanë zhgënjyer”, tha Sheila.
Më tej, ajo tregoi se kush mendon që do ta fitojë sfidën në fund. “Për ta fituar, Donaldi. Nëse nuk shkojnë mirë këto muaj për të, ose Arjola, ose Kledi”, tha Sheila.



















