KreuCelebrity

Baldwin për kineasten e vrarë: “Hëngrëm drekë bashkë atë ditë, ishim shokë”! 

Alec Baldwin rrëfeu për të parën herë marrëdhënien me kineasten që vdiq në sheshxhirim prej dorës së tij, edhe pse incident fatkeq ishte aksidental. Aktori tha se Halyna Hutchins ishte shoqe e tij. Madje ditën e tragjedisë, kishin ngrënë drekë bashkë.

Më tej, ai tha se nuk jepte dot informacione rreth hetimeve sepse ato janë në vijim dhe nuk mund të flasë më shumë se kaq.

Ylli i Hollivudit shtoi se do të mbështesë masat e reja që kufizojnë përdorimin e armëve në serialet dhe filmat në mënyrë që të rritet siguria e punëtorëve.

Ai u acarua nga pyetjet e gazetarëve, dhe pastaj tha: “Një grua vdiq. Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe për të filluar xhirimet, e çova në dreke me Joelin, regjisorin. Ne ishim një ekip shumë, shumë i lidhur, po xhironim dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF