Fituesja më e vjetër e “Miss Amerika”, Jo-Carroll Dennison Dennison është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.
Jo-Carroll Dennison Dennison, e cila e mbajti titullin gjatë Luftës së Dytë Botërore do të mbahet mend gjithmonë si misi i parë që nuk pranoi të vishte rroba banje në skenë.
Lajmin e trishtë për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë miku i saj Eva Mills. Jo-Carroll Dennison Dennison vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Kaliforni.
Mills, i cili solli kujtimet e Dennison shtoi se ish-Miss shërbente si një model për gratë e reja, dhe për burrat gjithashtu, në një botë ku shumë janë të tunduar të përkulen para shoqërisë dhe pritshmërive të saj, në vend që të besojnë dhe të ndjekin busullën e tyre morale.



















