Vajza e Ardit Gjebreas, Anna do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2021” që do të mbahet më 19 dhjetor në Paris.
“Stand By You” ose përkthyer në shqip “Qëndroj krah teje”, është kënga me të cilën Anna do të konkurrojë. Një këngë me mesazh të fortë siç është bullizmi, sidomos ai midis fëmijëve ndaj të cilit ndjeshmëria është edhe më e lartë.
Anna ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina”, ku ka folur për këtë eksperiencë dhe ka treguar më shumë rreth prapaskenave të xhirimeve të këngës së saj.
Ajo zbuloi se në një moment i është dashur t’i kërkonte regjisorit që ta largojë babanë e saj Arditin, pasi po i bënte presion psikologjik. “Do them të vërtetën mami nuk ishte problem fare, babi arriti një pjesë që duhet t’i thosha regjisorit ma hiq babin se po më bën stres. Te skena që është djali ku unë i hedh librat, babi nuk e pëlqeu se si po e bëja unë por ma tha aq shumë herë sa po më bënte presion psikologjik. Ndaj u detyrova t’i thoja regjisorit të lutem ma hiq babin, nuk e di çfarë bëri por ja doli”, tha Anna duke qeshur.
Ndërkohë që më tej ajo shtoi se Arditi ka qenë një suport i saj më i madh drejt suksesit të saj.



















