Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Shkak për vdekjen e saj u bë sëmundja e kancerit në mushkëri, prej së cilës vuante prej dy vitesh.
Lajmin e trishtë e bëri me dije këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në rrjetet sociale. “Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Aktorja e dashur turke u bë e njohur për publikun shqiptar për rolin e saj si Handan Tekinoglu në serialin “Kuzey Guney”.
Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale, më i fundit ishte “Nusja nga Stambolli”, që është transmetuar dhe në vendin tonë. Aktorja la pas një djalë 34 vjeç.



















