Rrëfimet vazhdojnë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, dhe Arjola Demiri tregoi në vazhdën e tyre, disa detaje të reja mbi vështirësitë që pati pas përfundimit të martesës së saj, sidomos kur erdhi fjala tek kujdestaria e fëmijëve.
“Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thashë ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj”, tha ajo, ndërsa shtoi se me ish bashkëshkortin nuk ka më asnjë komunikim.
Më herët ajo pati treguar në emisionin “E ardhmja është vajzë” sesi kishte arritur të “rrëmbente vajzën e saj”, pasi në fillim sic tha, gjykata i kishte dhënë asaj kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, Rubinit dhe Alesias, ndërsa kujdestarinë e vajzës së madhe ia kishte dhënë të atit.
“Ndoshta si kjo histori ka plot, por dua që në historinë time ta gjejnë veten të gjitha ato nëna që janë gjetur dhe ndierë si unë. Dhe ndoshta për t’u bërë një thirrje gjithë atyre që gjykojnë ndoshta edhe cekët, sepse fëmija nuk duhet të largohet kurrë nga nëna, për asnjë arsye. Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua. Tanimë e tejkaluar, por kur kthehem nuk mund të rri pa e prekur sepse ata janë gjëja më e shtrenjtë që kam. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë kur rrëmbeva fëmijën tim. Sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për Helgën, Rubinin dhe Alesian që janë fëmijë të shkëlqyer dhe i kam krahë që të tre”, pati thene aktorja.



















