KreuCelebrity

Rrëfehet për herë të parë Romina: “Isha e fejuar me një princ përpara se të njihja Albanon”!

Historia e dashurisë së Romina Power dhe Albano Carrisi është gati si histori përrallash për publikun.

Por shumë nuk e dinin se Romina, për pak do të ishte bërë vërtetë princeshë. Ajo rrëfeu se ka qenë e fejuar me princin zviceran Stash Klossowki de Rola.

“Ishim shumë të rinj atëherë. Donim të martoheshim”, u shpreh ajo. Asokohe, vetë kishte qenë 16 vjec ndërsa Stash, 25. Lidhja ishte shumë pasionante, sipas Rominës. “ Kalonim shumë kohë me njëri-tjetrin, plot mbrëmje romantike në të cilat ëndërronim në një ardhme bashke. Thurëm kaq shumë plane”, tregon më tej duke shtuar se ishte princi pastaj ai që i dha fund lidhjes së tyre.

Megjithatë, ai kishte vazhduar ta merrte në telefon deri kur kishte marrë disa kërcënime nga Albano.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF