Blanket, djali i Michael Jackson, u shfaq si rrallëherë në TV në krah të motrës Paris dhe vëllait Prince, për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm. I riu 19 vjecar e vuri theksin tek rëndësia e mobilizimit përballë ndryshimeve klimatike.
Ai deklaroi për emisionin ”Good Morning Britain” se “është e rëndësishmë që të gjithë të flasim për këtë temë, që ta njohim atë sepse në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë. Gjenerata jonë duhet ta dijë mirë sa rëndon mbi ne”, ka thënë Blanket duke iu referuar ndryshimeve klimatike. Adoleshenti, i pagëzuar në lindje Prince Michael Jackson II por i njohur si Blanket, e ndryshoi emrin në Bigi Jackson në 2015.
Ai ishte vetëm 7 vjec kur i ati ndërroi jetë në rrethana tragjike. Fansat në mediat sociale mbetën te befasuar nga ngjashmëria e tij me babain e vet të famshëm.



















