Mila Kunis rrëfeu së fundi se i shoqi, Ashton Kutcher, ka ndjekur një dietë të fortë e cila e coi “dy herë në spital”. Në emisionin ”Hot Ones”, aktorja tha se kjo gjë kishte ndodhur kur Ashton përgatitej të interpretonte rolin e Steve Jobs.
“Ishte shumë keq. Në një moment të caktuar, arriti që hante vetëm rrush e asgjë tjetër. Dy herë shkoi në spital me probleme pankreasi. Ishte një budallallëk”, u shpreh ajo
. Në 2013-tën, Ashton interpretoi themeluesin e Apple ne filmin “Jobs”, dhe që t`i afrohej sa më shumë pamjes së tij ndoqi dietën e fortë vegjetariane të Steve me bazë frutash. Por paskësaj, i filluan disa dhimbje të tmerrshme.
“Pankreasi im ishte cmendur, dhe unë mendoja: ja, po më përndjek fantanzma e Steve, ajo ma shkatërroi pankreasin. U tremba shumë”, tha ai.



















