Na ndajmë shumë pak ditë nga fillimi i “Love Story”, dhe kërshëria e publikut për programin më të bukur të dashurisë sa vjen e shtohet.
Teksa është bërë me dije më herët se përveç spektaklit të madh, që do të mbahet çdo të hënë mbrëma, do të ketë edhe një program të përditshëm në televizionin Klan, “Love Story Talk”, i cili do të moderohet nga Eni Shehu.
Të gjithë protagonistët do të jenë çdo ditë në orën 16:05 në ekran, ku do të kenë mundësi të njohin më tepër njëri-tjetrin.
Këtë të martë u publikua spoti i “Love Story Talk”, ku me anë të zërit zbuluam se opinionistja e dytë do të jetë Xhensila Pere, pasi Zhaklina Lekatarin e kishte zbuluar më herët autorja Ilda Lumani në një intervistë të dhënë për Klan News.
Xhensila Pere dhe Zhaklina Lekatari do të jetë çdo ditë përballë personazheve dhe duke patur parasysh natyrat e tyre, jemi të bindur që produksioni ka bërë zgjedhjen e duhur pasi ato do t’i japin një dinamikë tjetër programit.