KreuCelebrity

Britney Spears bën akuzat e radhës, dhe këtë herë janë për të ëmën!

Ylli i popit Britney Spears së fundmi ka akuzuar nënën e saj, duke thënë se ishte ajo që i dha idenë e kujdestarisë babait, Jamie Spears.

Ajo këtë e zbuloi me anë të postimi në Instagram, të cilin e fshiu mbrëmjen e kësaj të marte.

“Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur”, shkroi ajo, teksa shtoi, “Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë..por ajo që njerëzit nuk dinë është se nëna ime ishte ajo që ia dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë ato vite. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën … dhe po, unë do ta thërras Lou Taylor”

Më tej duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit përfundoi: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë … babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendonte vetë për një konservatorizëm”.

Kujtojmë që më 29 shtator, Jamie, u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Britneyt. Gjithsesi ylli i popit vazhdimisht bën statuse në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë me ndjekësit e saj detaje të reja tronditëse nga jeta e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF