Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet e preferuar të showbizit shqiptar. Dy vite më para ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, dhe tanimë prej më shumë se një viti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë bekuar me emrin Emi.
Sot është një ditë e veçantë në familjen e tyre të bukur, pasi Besniku feston ditën e tij të lindjes.
Në këtë ditë të shënuar, Jonida ka bërë një urim të ëmbël për bashkëshortin e saj, përkrah një fotoje të realizuar 6 vite më parë.
“Kjo është ndër fotot tonë të preferuara edhe pse para 6 vitesh. Ajo që e duam më shumë se gjithçka te ne, është se kënaqemi e qeshim bashkë njësoj si atëherë. Gëzuar ditën tënde të lindjes. Të dua, shkroi ajo.
Të menjëhershme kanë qenë urimet për Besnikun nga miqtë dhe fansat e shumtë, duke ia zbukuruar edhe më shumë ditën e lindjes.