Duket se nuk ka mëri mes Jennifer Garner dhe Ben Affleck, që këtë Halloween, u “maskuan” si ish-partnerë të lumtur. Ish bashkëshortja iu bashkua aktorit dhe të dashurës së tij, Jennifer Lopez për të kremtuar së bashku.
“Të gjithë shkojnë mirë dhe fokusi është gjithmonë te fëmijët. Jennifer, Ben dhe Jen Garner donin që fëmijët të kishin një Halloween të mrekullueshëm. Fëmijët janë miq dhe donin të bënin lojra për këtë festë. Kishte kuptim që shkuan të gjithë së bashku”, tha një burim pranë tyre.
Affleck dhe Garner kanë bashkë tre fëmijë: Violet, 15, Seraphina, 12 dhe Samuel, 9.
Ata u martuan në qershor 2005 dhe njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2015, ndërsa divorci u finalizua tre vjet më vonë.