KreuCelebrity

Dënohet me 16 vjet burg aktori i “Sulejmani i Madhërishëm”! 

16 vite e 8 muaj burg, dhe një goditje e fortë për karrierën e tij: aktori turk, Adnan Koç, gjendet përballë momentit ndoshta më të vështirë në jetë.

Gazeta turke “Sabah” thotë se aktori, të cilin shumë e njohin sidomos për rolin e tij si Behram Pasha në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm, është përballur me drejtësinë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018-të gjatë nje operacioni të forcave të anti-drogës.

Koc është akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kjo e con prapa hekurave, por jo vetem.

Gjykata e Stambollit e ka dënuar dhe për ‘tentativë vrasjeje të një punonjësi  të policisë’ pasi thuhet se plagosi gjashtë policë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF