KreuCelebrity

Graniti bën valixhet të dalë nga Big Brother!

Surpriza e nënës së tij mbrëmjen e kaluar, që e këshilloi Granitin të “dilte nga guaska e të jetë më social me banorët”, u intepretua si një këshillë për tu distancuar nga Fifi. Nga kjo morën shtysë disa banorë, përfshirë Monikën, Semin e Donaldin të cilët gjithashtu e nxitën modelin që të nisë tani e të bëjë lojën e tij.

Por situata mori kthesë tjetër dhe u nisën debate të forta.

Fillimisht Graniti u përplas me Einxhel, që pretendoi se ai e kishte ofenduar, e më tej dhe me Arjolën për të cilën ai tha se e ka provokuar.

Graniti tha se me gjërat që ka bërë nuk ka dashur të mërzisë Fifin, dhe i nxehur nga diskutimet bëri gati valixhet dhë kërkoi të dalë nga shtëpia, por ende nuk dihet nëse ky do të jetë vendimi i tij përfundimtar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF