KreuCelebrity

25 vite bashkë, ndahet çifti i njohur: “U ftohëm me njëri-tjetrin”!

Yjet e “Sister Wives”, Christine dhe Kody Brown kanë vendosur t`i japin fund lidhjes 25 vjecare.

“Unë dhe Kody jemi ndarë dhe kam marrë vendimin e vështirë për të ndjekur secili rrugën e tij,” shkroi Christine në llogarinë e saj në Instagram.

“Ne do të vazhdojmë të jemi një prezencë e fortë në jetën e njëri-tjetrit teksa prindërojmë fëmijët tanë të bukur dhe mbështesim familjen tonë të mrekullueshme. Në këtë kohë, ne kërkojmë mirësinë tuaj ndërsa kalojmë në këtë fazë brenda familjes sonë”, vazhdon ajo. Christine është ankuar në emisionin i cili do të nisë sezonin e tij të 16-të më vonë këtë muaj se ndihet e pambështetur nga Kody që është në një marrëdhënie poligame dhe me tre gra të tjera. “Nuk mund të qëndroj më në këtë martesë”, tha Christine. “Unë nuk dua”, shtoi ajo. 49 vjecarja ka gjashtë fëmijë me Kody që kur ajo u bashkua për herë të parë në martesën e tij pluraliste në mars të vitit 1994: Asypen, 26, Mykelti, 25, Paedon, 23, Gwendlyn, 20, Ysabel, 18 dhe Truely, 11.

Kody dhe Christine nuk u martuan kurrë ligjërisht, por kanë pasur një lidhje jozyrtare që e kanë quajtur një “bashkim shpirtëror”. Kody u martua ligjërisht me gruan e parë Meri Brown në vitin 1990, por ata u divorcuan në vitin 2014, kështu që ai mund të martohej  me Robyn Brown disa muaj më vonë. Kody është gjithashtu me “gruan” e katërt, Janelle Brown, me të cilën serish ka një “bashkim shpirtëror” jozyrtar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF