KreuCelebrity

Aktori i Portokallisë për Arjola Demirin: “Shoqe shumë besnike”! 

Aktori i “Portokallisë”, Irgen Çela paska miqësi të hershme me Arjola Demirin, e cila është prej disa javësh tashmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Irgeni rrëfeu se marrëdhënia e tyre është shumë e mirë e madje e ka marrë malli për të.

“Më thotë jeta se është edhe personazhi te çifti i lumtur. Ajo është një shoqe shumë besnike. E vlerësoj për femrën që është”, tha Irgeni.

Po ndërkohë sipas tij, është një sakrificë e madhe kjo që Arjola po bën tani.

“Të kesh 3 fëmijë që i ke lënë jashtë, nuk është lehtë. Njerëzit i merr malli për qenin, aq më pak kur je një nënë e vetme dhe kujton sakrificat që ka bërë dhe po bën”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se po e ndjek me kureshtje BB VIP dhe e kënaq fakti që Arjola është kaq aktive atje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF