Celuliti është një nga komplekset më të mëdha të grave dhe vajzave. Edhe pse i padëmshëm për shëndetin fizik, ai mund të kthehet në arsye stresi tek femrat për shkak të pamjes. Me kalimin e moshës, theksohet edhe më shumë se prodhimi i estrogjenit pakësohet, duke sjellë qarkullim më të dobët dhe më pak kolagjen. Problemin më të madh, femrat e kanë sesi duket në sy të meshkujve, por cfarë mendojnë vërtet ata për celulitin tek gruaja që duan? Një grup burrash u pyetën dhe dhanë këto përgjigje:
“Nuk i kushtoj shumë rëndësi dhe as nuk më intereson”.
“E bëj, por kjo nuk ndikon në përshtypjen time.”
“Dikujt i përshtatet më shumë se të tjerave.”
“Varet.”
“Jo gjithmonë.”
“Ndonjëherë, dhe është normale.”
“Nuk e mendoj. Është pjesë e jetës.”
“Rrallë, dhe kjo varet nga gruaja. Ndonjëherë nuk është ndonjë gjë e madhe dhe madje një grua me celulit duket seksi.”
“E vërej, por nuk më intereson”.
“Është normale, është pjesë e jetës!”