Kur ka kaluar vetëm pak kohë nga vdekja Halyna Hutchins, e cila u qëllua nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit Rust, Hollywood ka humbur një tjetër punonjës, dhe këtë herë bëhet fjalë për anëtarin e filmit të ardhshëm të “Indiana Jones 5”, ku luante Harrison Ford.
Nic Cupac, 54 vjeç, i cili ishte në mesin e 100 anëtarëve të xhirimit që punonin për vazhdimin e filmit, u gjet i vdekur në hotelin e tij në Fes, Marok, raporton The Sun.
Sot, anëtarët e tjerë të ekuipazhit i bënë homazhe zotit Cupac, i cili mendohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore. Një mik i tij shkroi: “Një nga më të mirat, më mësoi kaq shumë”.
Vazhdimi i pestë dhe i fundit i “Indiana Jones”, i cili fillimisht ishte menduar të dilte në vitin 2022, por u shty për në vitin 2023, pasi xhirimet u ndaluan me tre muaj këtë vit pasi aktori Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull.