KreuCelebrity

Pasaportë vaksinimi për të hyrë në lokale edhe në Shqipëri?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e mbajtur sot në parlament paralajmëroi se me lokalet dhe restorantet në vend mund të veprohet njësoj si me universitetet përsa i përket pasaportës së Covid.

Ministrja Manastirliu shtroi në formë pyetje drejtuar deputetëve të opozitës nëse duhet aplikuar edhe në Shqipëri e njëjta formulë si në vendet e Bashkimit Europian, ku për të hyrë në lokale, restorante dhe institucione duhet që qytetarët të jenë të pajisur me Green Pass (pasaporta e vaksinës Covid).

“Mos harrojmë që kur krahasohemi me Europën dhe dalim këtu dhe flasim për klasifikime, duhet të përmendim kontekstin. Si hyhet në një lokal, në një bar, në një restorant në Europë? A hyhet me Green Pass? Do ta vëmë Green Passin? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vëmë Green Passin. E vendosëm në universitete”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë që një praktikë e tillë tashmë aplikohet në universitetet shqiptare, ku studentët për të hyrë në auditore duhet të jenë të pajisur me pasaportë Covid. Mbetet për t’u parë nëse Komiteti i Ekspertëve do ta vendosë këtë urdhër për të hyrë në lokale, restorante dhe strukturat e shërbimit?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF