Lady Gaga së fundmi ka pozuar për revistën “British Vogue”, ku ka folur ndër të tjera edhe për filmin që pritet të dalë së shpejti “House of Gucci”.
Ajo rrëfeu se ka përjetuar disa vështirësi psikologjike gjatë xhirimeve të tij, duke zbuluar se ka patur edhe momente që ka hasur sulme paniku.
“Kam pasur disa vështirësi psikologjike gjatë përfundimit të filmit. Unë jetoja dhe flisja si Reggiani në dhomën time të hotelit. Unë jetoja dhe flisja si ajo në xhirime. Mbaj mend që një ditë shkova për shëtitje në Itali me një kapele. Kisha rreth dy muaj që nuk ecja fare dhe më zinte paniku. Mendova se isha në xhirimet e filmit. Kam tre vjet që kam filluar të punoj për rolin. Unë do të jem e sinqertë dhe transparente. Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë. Kam folur me theks për nëntë muaj. Nuk e kam ndalur kurrë këtë gjë edhe kur kamerat janë fikur”, u shpreh këngëtarja.
“House of Gucci” pritet të publikohet më 24 nëntor dhe tematika e tij do të jetë martesa e Patrizia Reggiani me Maurizio Guccin.