Aktori i Hollywood, Dwayne “The Rock” Johnson, ka marrë një vendim të rëndësishëm, nisur nga ngjarja e rëndë qw ndodhi më 21 tetor, ku miku i tij Alec Baldwin vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të një skene të filmit “Rust”.
Aktori i mirënjohur Dwayne Johnson u shpreh se kompania e tij filmike, Seven Bucks Productions, nuk do të përdorë më armë të vërteta në xhirime.
“Para së gjithash isha zemërthyer. Ne humbëm një jetë. Unë e njoh Alec për shumë e shumë vite. Ai është shoku im dhe zemra ime është me familjet e të gjithë atyre që ishin të përfshirë. Unë nuk mund të flas për kompani të tjera produksioni, nuk mund të flas për studio të tjera, por ajo që mund t’ju them është se kjo ka krijuar një lente të re dhe një perspektivë të re se si mund të veprojmë duke ecur përpara, di të them që Seven Bucks Productions nuk do të përdorë më armë të vërteta”, tha Johnson për mediat e huaja.
Ylli i “Fast & Furious” tha që tani e tutje kompania e tij e prodhimit do të përdorë armë gome dhe nuk do të merren parasysh kostot.



















