Moderatori i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu dhe partnerja e tij Iva Vaqarri së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata do të bëhen me një djalë, dhe pak para se i biri të vijë në jetë, çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë.
Ka qenë vetë Doriani që e ka ndarë këtë lajm të bukur me ndjekësit e tij në Instagram, teksa ka publikuar disa fotografi nga ceremonia.
“Një jetë me ty. Dy vite bashkë dhe sot një familje”, ka shkruar aktori krahas postimit, duke vendosur edhe datën e kurorëzimit, 3 nëntor 2021.
Ndërkohë kujtojmë që dyshja më herët ka thënë se gjithçka mes tyre ka rrjedhur shumë natyrshëm. Ata kanë bashkëjetuar prej muajsh dhe ardhja e fëmijës në jetën e tyre ishte një surprizë e bukur për ta.



















