KreuCelebrity

Miss-i nga Serbia që bëri shqiponjën me duar, përfundon në spital!

Valentina Petrovic, përfaqësuesja e Serbisë në garën Miss Intercontinental në Egjipt është shtruar në spital me t`u kthyer në vend, thotë Gazeta Express duke cituar mediat lokale.

Petrovic më herët së bashku me përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës me dy kokë. Fotoja u bë virale e mori kritika të shumta në Serbi.

Kolegia e saj, Nadja Kljajic thotë se menjëherë pas kthimit, Valentina përfundoi me serume.

“Jam në kontakt me menaxherin dhe drejtorin e garës i cili më informoi. E kuptoj se është e papranueshme çfarë ndodhi. Ajo ka stres të shtuar dhe e pret presion i madh. Ata e mbajtën në kufi për një kohë të gjatë kur u kthye në Serbi”, tha Kljaic.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF