Aktori i famshëm Will Smith befasoi me deklaratën e tij të fundit. Smith tregoi se ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin, një njeri të cilin e përshkruan si të “dyzuar”. “Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu i pranishëm në cdo pjesë që vinim në skenë. Konsumonte konsumonte alkool, por ishte esëll në çdo premierë të secilit prej filmave të mi”, tha Will i cituar nga revista People.
Më tej, u shpreh se kur ishte 9 vjeç kishte parë babanë e tij “të godiste të ëmën në anën e kokës aq fort sa ajo u rrëzua”.
“E pashë atë të pështynte gjak.Ai moment në atë dhomë gjumi, ndoshta më shumë se çdo moment tjetër në jetën time, ka përcaktuar se kush jam unë”, tha aktori. I ati i tij ndërroi jetë në 2016, afro 16 vjet pas divorcit me nënën e Smith.
“Si fëmijë i thoja gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha mjaft i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja”, u shpreh ylli hollivudian, i cili megjithatë u kujdes për të atin kur ishte i sëmurë.



















