Çifti i famshëm i aktorëve, Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç janë bërë prindër për herë të tretë.
Pas dy djemve, ata janë bekuar me një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Leyla.
Sipas burimeve mësohet se pas lindjes nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Ndërkohë Halit Ergenç, i cili nuk e ka lënë vetëm partneren e tij gjatë lindjes, është shoqëruar edhe nga dy djemtë, Ali dhe Han.
Kujtojmë që lajmi për shtatzëninë e tretë ishte një surprizë e bukur edhe për ata vetë, pasi erdhi vetëm një vit pasi ata u bënë prindër për herë të dytë.



















