KreuCelebrity

CNN: Disa nga qytetet më të bukura të Europës, janë në Ballkan!

Parisi, Roma, Barcelona..mbeten padyshim destinacionet kryesore në listën e dëshirave. Por kontinenti i vjetër ka edhe qytete të vogla që i ngjasojnë një ëndrre, sic thotë CNN, e që mahnisin me arkitekturën e mrekullueshme, natyrën e kulturën e vecantë. Disa prej tyre janë në gadishullin ballkanik.

Mostari në Bosnje Hercegovinë, përshkruhet si një qytet i vecantë, i ndërtuar nga otomanët në shekullin e 16-të dhe i konsideruar prej një kohe të gjatë si njëri prej shembujve më të mirë të të arkitekturës islamike në rajon. E famshme sidomos ura e qytetit me harqet e mëdha, e shkatërruar nga forcat kroate nëntorin e vitit 1993 gjatë luftrave ballkanike, dhe e rindërtuar më pas në 2004-tën.

Korcula e Kroacisë gjithashtu e gjeti një vend në listë. Vendasit pretendojnë se eksploratori i famshëm Marco Polo ka lindur pikërisht këtu, por italianët këtë nuk e pranojnë.

Nafplio i Greqisë thuhet se ka qenë kryeqyteti i parë i Greqisë moderne, e këtu, përvec natyrës së bukur, ka plot gjëra të tjera për të parë duke nisur nga muzeu arkeologjik.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF