KreuCelebrity

Risi në Kontrollin Teknik; nga viti i ardhshëm verifikim real për kilometrazhin e automjeteve!

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, me anë të në një postim në “Facebook” ka bërë me dije se nga janari i vitit të ardhshëm, pajisja e re e Kontrollit Teknik do të bëjë verifikimin real të kilometrazhit të automjeteve.

Në rastet që do të verifikohet ulje e kilometrazhit, do të shënohet në certifikatën e automjetit, bashkë me shifrën reale, duke mos lënë në këtë mënyrë më vend për manipulim.

“Tjetër RISI nga DPSHTRR! Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekulimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, shkruan Gonxhja”, shkroi ai.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF