KreuCelebrity

Chiara Ferragni dha 5 milion € gjatë pamdemisë, merr çmimin GQ, “Gruaja e vitit”

Blogerja e famshme Chiara Ferragni është nderuar me çmimin GQ “Gruaja e vitit”.
Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit ajo mbajti një fjalim mjaft domethënës duke u shprehur se ndihet shumë krenare që e merr këtë çmim pas një periudhe mjaft sfiduese për të gjithë nga Covid- 19.

“Jam shumë krenare që e marr këtë çmim sot pas një viti e gjysmë shumë sfidues që të gjithë kemi përjetuar. Ajo që të gjithë (përfshirë edhe mua) janë përpjekur të bëjnë këtë vit ishte të ndihmojmë komunitetin, dhe nuk po flas vetëm për komunitetin e mediave sociale, por edhe për komunitetin e vërtetë në botë”.

Gjatë fjalimit ajo tregoi që ajo dhe bashkëshorti i saj Fedez dhuruan 5 milion euro  për urgjencën e Covid në një spital në Milano.
“Sot një vit e gjysmë unë dhe burri im mblodhëm 5 milion euro dhe ndërtuam një njësi të re të kujdesit intensiv të një spitali në Milano, në qytetin tim, për urgjencën e Covid dhe e bëmë atë në vetëm 2 javë, që është goxha e pabesueshme. Gjithashtu u përpoqëm të lidhim prodhuesit e rrobave dhe të gjitha kompanitë e veshjeve për të bërë maska ​​​​mbrojtëse për spitalet e vendit tonë. Për herë të parë, në një botë të globalizuar, ne filluam të mendonim në mënyrë të lokalizuar . Ne donim të mbështesnim njerëzit në të gjithë botën duke përdorur zërat tonë, influencën e mediave tona që të ndikonin pozitivisht për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Chiara e mbylli fjalimin e saj duke i’a dedikuar këtë çmim të gjitha grave që janë të guximshme…

“Kjo është arsyeja pse sot jam kaq krenare që e marr këtë çmim. Sepse e di që jam më shumë se një fytyrë e bukur që jep këshilla për modën dhe shpresoj se kam treguar se ndryshimi mund të vijë nga kushdo. Të gjithë mund të bëjnë diferencën.  Të gjithë, pak nga pak dhe duke luftuar çdo ditë, mund të krijojnë një ndryshim pozitiv.  Për këtë arsye dua t’ia kushtoj këtë çmim të gjitha grave dhe qenieve njerëzore që janë mjaft të guximshme për të besuar në fuqinë e njerëzve.  Faleminderit të gjithëve”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF