Lajmi se Bieta Sulod kishte ftuar në studio vajzën e partnerit të saj nga martesa e tij e parë, u përhap me shpejtësi.
Joelle është rritur e është bërë një vajzë mjaft e bukur, megjithatë ftesa nuk ishte për pamjen e saj, por për eksperiencën si aktore në serialin “Katrori i Pushtetit”.
E ndërsa të gjithë u fokusuan tek Joelle dhe lavdërimet e Bietës për të, u la paksa jashtë vëmendjes një detaj mjaft interesant: ndërsa nuk i kurseu fjalët e bukura për Joelle, moderatorja bëri dhe një kompliment të fortë për ish bashkëshorten e Albanit, duke e cilësuar mes rreshtash, si një aktore mjaft të talentuar.
“Si mund të ndodhte ndryshe… Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për dramë, Nigda Dako dhe Alban Dudushi… Si mund të ndodhte ndryshe?”, tha Bieta.



















