KreuCelebrity

Në 3-vjetorin e lidhjes, Donaldi bën gjestin e veçantë për Bora Zemanin nga “Big Brother”

Donald Veshaj ka lidhur dashurinë me moderatoren Bora Zemani fiks tre vite më parë.

Këtë e ka zbuluar vetë aktori gjatë spektaklit të kësaj të premte, nga ku bëri edhe gjestin e veçantë teksa ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Ai brenda një kutie me ëmbëlsira, vendosi varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Donaldi tha që shpresonte që ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e institucionit.

Ky gjest i bukur vjen pas takimin të ëmbël që dyshja pati në “Big Brother VIP” pak javë më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF