KreuCelebrity

Ja pse filmi i ri i Angelina Jolie u ndalua në Arabinë Saudite dhe në disa vende të tjera

Filmi i fundit i Angelina Jolie ‘Eternals’ nuk do të shfaqet në Arabinë Saudite, Katar, Kuvajt, Bahrein dhe Oman.

Sipas raportimeve filmi i cili përmban puthjen e parë të të njëjtit seks do të publikohej në ato tregje më 11 nëntor, por censuruesit kërkuan shkurtime të mëtejshme përtej çdo skene të intimitetit të të njëjtit seks. Disney zgjodhi të mos bënte modifikimet, prandaj certifikatat e shpërndarjes nuk u lëshuan.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Liban dhe Egjipt, “Deadline” raportoi se do të dalë një version i “The Eternals” që heq të gjitha skenat e intimitetit qofshin ato heteroseksuale apo homoseksuale. Kjo është përgjithësisht një praktikë normale për ato tregje.

E pyetur nga gazeta australiane “News.com.au” në lidhje me shqetësimet që ngritën vendet e për martesën e të njëjtit seks të filmit mes Phastos dhe Haaz Sleiman, Angelina Jolie e cila luan rolin e Thena-s së pavdekshme në film e quajti ndalimin injorant dhe lavdëroi vendimin e producentëve për të mos ndërprerë ato skena.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie,” tha ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF