
Teksa raportonte nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej disa ditësh, gazetarja Anila Hoxha është shtyrë nga një efektiv, i cili ishte nevrikosur se mediat kishin kaluar shiritin e policisë. Efektivi reagoi ashpër duke shtyrë gazetaren dhe një operator, që rrezikuan të binin pasi rruga aty ishte tepër e ngushtë. “Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, dëgjohet të thotë ajo në video pasi rrëzohet në tokë. Mësohet se polici është pezulluar nga detyra pas këtij incidenti.



















