Lidhja e tyre u bë pjesë edhe e Big Brother pasi Donaldi pohoi se ende kishte ndjenja për moderatoren, Bora Zemani, me të cilën u ndanë pak kohë më parë.
Kur Bora hyri në shtëpi për tu përballur me Donaldin, ajo nuk mori prej tij vetëm puthje, sepse me vone do te vinte dhe një dhuratë. Në spektaklin javor që u mbajt të premten ishte një datë e rëndësishme për çiftin, sepse kishin përvjetorin e tretë të lidhjes.
Aktori e pohoi që kjo datë kishte rëndësi për të dhe i bëri një dhuratë të veçantë Borës.
Donaldi i kishte përgatitur dhuratë një varese të cilën e vendosi në një kuti me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej mureve të shtëpisë, që më vonë t’i dorëzohej Borës. “Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha ai.



















