KreuCelebrity

Bora Zemani pranon dhuratën e Donaldit, dhe pozon e lumtur me të

Bora Zemani sapo ndau me ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi ku shihet që ka vendosur varsen e Donaldit, dhuratë të cilën ai ia bëri mbrëmjen e djeshme live në spektakël.

Aktori dhe moderatorja këtë të premte kishin 3-vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë, ndaj Donaldi bëri gjestin e veçantë teksa ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Ai brenda një pakoje me ëmbëlsira, vendosi varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Donaldi tha që shpresonte që ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e institucionit.

Bora e ka pranuar me kenaqësi dhuratën, dhe në fotografinë e publikuar lumturia e saj është mëse e dukshme.. “Fundjavë të ëmbël”, ka shkruar ajo, duke na i ëmbëlsuar fundjavën të gjithëve me këtë fotografi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF