
Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Covid-19 po rritet. A do të thotë infektimi i personave të vaksinuar, se vaksina nuk ka më efekt? Sipas Institutit Robert Koch në Gjermani, në javët nga 24.09.-24.10. janë regjistruar 40.467 infektime të moshës nga 18-59 vjeç megjithë vaksinimin. Rastet e infektimeve me simptoma janë rritur kështu në 10,9%, në krahasim me të gjithë periudhën që kur ka filluar vaksinimi. Nëse shikohen javë e fundit atëherë kjo rritje është më e lartë, 37,5%.
Pjesa e pacientëve në pavionët e intensivit është rritur 3,2% që nga fillimi i vitit. dhe 12% në katër javët e fundit, thotë DW. Edhe tek mosha mbi 60 vjeç vërehet rritje e rasteve. Sipas RKI ky zhvillim, pra mosveprimi sa duhet i vaksinës pritej, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë vaksinuar dhe virusi SARS-CoV-2 po përhapet sërish.
Me këtë edhe probabiliteti i rënies në kontakt me virusin”, thuhet në raportin javor. Megjithatë pretendimi që përhapet shpejt në rrjetet sociale, se vaksina nuk vepron është i gabuar, vazhdon shkrimi. E drejtë është të thuhet, se deri më tani asnjë nga vaksinat nuk ofron mbrojtje 100%. Sipas studimit të autoritetit shëndetësor amerikan, CDC mbrojtja prej vaksinës varion nga 85%-95%. Por efektiviteti i vaksinës varet edhe nga faktori kohë.
“Nuk ka ende persona, që janë të vaksinuar prej më shumë se 1 viti. Prandaj nuk mund të themi me saktësi, se sa zgjat mbrojtja prej vaksinës”, thotë Christine Falk, presidente e Shoqatës Gjermane të Imunologjisë, DGfI , duke shtuar se “megjithatë e dimë, se pas 6 -9 muaj niveli i antitrupave bie.”



















